Bota

Gjermania kërkon “ekspert kanabisi”, duhet ta nuhasë dhe shijojë për 100 mijë euro në vit

Kompania shpërndan kanabis mjekësor në farmacitë gjermane.

15 Mars 2023, 08:32 Nga I.A
Gjermania kërkon “ekspert kanabisi”, duhet ta nuhasë dhe
Kanabis

GJERMANI- Një kompani gjermane me bazë në Këln kërkon një “ekspert kanabisi”. Detyrat e këtij personi janë nuhatja dhe shijimi i kanabisit për të provuar cilësinë. Shefi i kompanisë David Henn agesa për këtë do të jetë 100 mijë euro në vit. Kompania shpërndan kanabis mjekësor në farmacitë gjermane dhe bima përdoret për trajtimin e disa dhimbjeve kronike.

“Ne po kërkojmë dikë që monitoron vazhdimisht standardet e kultivuesve tanë në vendet burimore të Australisë, Kanadasë, Portugalisë, Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës. Këtu në Gjermani, ai duhet të kontrollojë gjithashtu cilësinë e materialit të dorëzuar. Kusht paraprak është që ai vetë të jetë një pacient aktiv me kanabis. Kjo është mënyra e vetme që ai mund të konsumojë legalisht kanabis në Gjermani”, shtoi Henn.

david henn

Sondazh

Poll