Bota

Dialogu Kosovë-serbi/ Kryeministri slloven: Vendimtare për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Ai beson se zgjidhjet vendimtare mund të arrihen në muajin e ardhshëm.

14 Mars 2023, 21:56 Nga a.l
Dialogu Kosovë-serbi/ Kryeministri slloven: Vendimtare për
Robert Golob

SLLOVENI- Kryeministri i Sllovenisë ka komentuar negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Ai beson se zgjidhjet vendimtare mund të arrihen në muajin e ardhshëm. Robert Golob, zyrtar i lartë slloven, i cili dje ka vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën, në një intervistë për mediumin N1 tha se çështja e stabilitetit në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është vendimtare për stabilitetin e rajonit.

Unë mendoj se kjo çështje është vendimtare për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Besoj se fokusi i bashkësisë ndërkombëtare është në zgjidhjen e këtij problemi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Jam optimist sepse është bërë përparim në javët e mëparshme ”, tha Golob.

Ai sheh një lidhje mes zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe stabilitetit të Bosnjë-Hercegovinës.

Besoj se zgjidhjet vendimtare në këtë fushë mund të arrihen në muajin e ardhshëm. E di që kjo do të ndikojë edhe në stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës, ndaj mezi pres progresin në situatën ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha kryeministri Robert Golob për N1.

Zyrtari slloven deklaroi se momenti aktual në Bruksel mund të konsiderohet më i favorshëm se më parë kur bëhet fjalë për afrimin e BeH ndaj Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, ai para autoriteteve të BeH-së, në takimet që zhvilloi me ta në Sarajevë, i prezantoi domosdoshmërinë e zbatimit të reformave, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me 14 prioritete nga opinioni i Komisionit Evropian.

robert golob

Sondazh

Poll