Bota

Avionët ushtarakë rusë rrëzuan dronin mbi Detin e Zi/ SHBA: Pilotët ishin joprofesionistë!

Ryder tha se, helika e dronit u godit gjatë incidentit, ndërsa avionët rusë gjithashtu hodhën karburant mbi dronin.

14 Mars 2023, 22:21 Nga a.l
Avionët ushtarakë rusë rrëzuan dronin mbi Detin e Zi/ SHBA:
Brig Pat Ryder

SHBA- Gjenerali i Brig Pat Ryder, sekretari i shtypit i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së doli në një konferencë shtypi për përplasjen e dronit amerikan nga avioni luftarak rus duke thënë se pilotët rusë ishin të pasigurt dhe joprofesionistë, shkruajnë mediat e huaja. 

SHBA thotë se avionët rusë po fluturonin në afërsi të dronit amerikan për 30 deri në 40 minuta. Ryder tha se, helika e dronit u godit gjatë incidentit, ndërsa avionët rusë gjithashtu hodhën karburant mbi dronin.

Droni 'Reaper' dhe dy avionë SU-27 Flanker po operonin mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dhe hodhi karburant përpara dronit pa pilot. Një nga avionët më pas dëmtoi helikën e Reaper, e cila është montuar në pjesën e pasme të dronit. Dëmtimi i helikës detyroi SHBA-në të rrëzonte 'Reaper' në ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi. Forcat Ajrore të SHBA-së lëshuan një deklaratë duke akuzuar avionin rus për veprim në një mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale.

brig pat ryder

Sondazh

Poll