Art&Argëtim

Tom Cruise mungoi në 'Oscar'! Zbulohet arsyeja e vërtetë, nuk ka lidhje me xhirimet por me Nicole Kidman

Ai tha se nuk do shkonte për arsye profesionale. Mediat zbuluan arsyen e vërtetë.

14 Mars 2023, 09:49 Nga A.B
Tom Cruise mungoi në 'Oscar'! Zbulohet arsyeja e
Tom dhe Nicole

SHBA- Pavarësisht se filmi “Top Gun: Maverick” mori gjashtë nominime në Oscar 2023, Tom Cruise nuk mori pjesë dhe mungesa e tij pushtoi jo pak mediat e huaja. Mungesa e tij u justifikua me arsyetimin se kishte xhirimet e 'Mission: Impossible-Dead Reckoning Part II'.

Megjithatë, një artikull i ri nga Page Six thotë se arsyeja pse ai në fakt qëndroi larg 'Oscars', nuk është tjetër veçse shmangia nga aktorja Nicole Kidman.

Tom nuk ishte aty sepse ajo ishte aty dhe nuk donte të takoheshin”, thanë burimet.

Cruise paraqiti kërkesë për divorc në shkurt 2001, duke përmendur "dallimet e papajtueshme".

Lëvizja e la aktoren e "Big Little Lies" të shokuar, pasi fansat dyshuan se martesa kishte përfunduar për shkak të refuzimit të saj për të qenë anëtare e Scientology.

Ajo e di pse, dhe unë e di pse, ne u ndamë”, tha Cruise për Vanity Fair në 2013, dhe pa dhënë detaje, ai shtoi: “Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe i uroj asaj fat të mirë. Dhe këtë nuk e them lehtë”.

tom cruise nicole kidman

Sondazh

Poll