Aktualitet

Alarm i rremë për tërmetin e fuqishëm, Prokuroria nis hetimet, Arta Marku kërkon vlerësim ligjor

23 Shtator 2019, 15:58 Nga DOSJA
Alarm i rremë për tërmetin e fuqishëm, Prokuroria nis

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik në publik

Hetimet mbi lajmin e djeshëm, ku thuhej se në mbrëmje vonë pritej që vendi të goditej nga një tërmet i fortë, çka shkaktoi frikë dhe panik tek qytetarët, nisën pas referimit të çështjes nga Drejtoria Vendore e policisë Tiranë, bëjnë më dije burime për Dosja.al.

Grupi hetimor po kryen veprimet për të evidentuar bazën e nxjerrjes së këtij informacioni të rremë dhe autorët.

NJOFTIM PËR MEDIA:

Prokurorja e Përgjithshme  znj. Arta Marku kërkoi  nga  Pokuroria  pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor  në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.

Zyra e  Shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e tiranes termet i forte ne shqiperi prokuroria e tiranes termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll