Politike

A të kanë bërë presion ndërkombëtarët për bashkëpunimin me Berishën? Flet Dule: S'ka hapësirë për spekulime të tilla

Vangjel Dule tha se koalicioni me Berishën është përfaqësim i forcave me mentalitetin më euroatlantik. 

13 Mars 2023, 22:39 Nga k.m.
A të kanë bërë presion ndërkombëtarët
Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule tha detaje lidhur me koalicionin me kryedemokratin Sali Berisha. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Now me Erla Mëhillin”, Dule tha se koalicioni me Berishën është përfaqësim i forcave me mentalitetin më euroatlantik. 

Por shtoi dhe saktësoi se sipas tij, nuk ka vend për të spekuluar se ka pasur presion nga ndërkombëtarët në këtë çështje, duke iu referuar takimeve që pati pak kohë më parë ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Nuk ka hapësirë për spekulime të tilla. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Marrëveshjet politike në Shqipëri nuk duhet të jenë të karakterit personal. Na bashkojnë disa teza substenciale politike,”-u shpreh Dule.

Ai theksoi se të gjithë duhen bërë bashkë për të mundur të keqen e madhe që sipas tij është Edi Rama.

vangjel dule

Sondazh

Poll