“Më goditën në kokë, nuk më dhanë as ujë”, shqiptari rrëfen dhunën e policëve grekë. Ministria greke: 4 efektivët janë arrestuar!
Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar ka dëshmuar se teksa ndodhej në “automjetin burg” ku po transferohej është goditur brutalisht në kokë nga policët, dhe ndonëse ka kërkuar ujë gjatë rrugës nuk i është dhënë.
GREQI- Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi njoftoi arrestimin e katër pjesëtarëve të policisë greke, të cilët akuzohen se kanë dhunuar një të burgosur shqiptar, e ndaj tyre rëndojnë veprat penale: për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim. Arrestimi është kryer nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë dhe 4 policët janë dërguar në prokurorinë kompetente.
“Siç rezultoi nga hetimi, të arrestuarit , një oficer, 2 policë dhe roja speciale, të ngarkuar me përgjegjësinë e ruajtjes dhe transferimit të të burgosurve në institucionin e vuajtjes së dënimit , kanë kryer akte rrahjeje dhe torture ndaj një të burgosuri të huaj,”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit.
E po ashtu sipas burimeve të VOA, veshjet e të burgosurit janë konfiskuar dhe janë ekzaminuar edhe nga mjeku. Ndërkohë që nga ana tjetër, mjetet greke të informimit kanë njoftuar se i burgosuri ishte një shqiptar, i dënuar për drogë dhe grabitje, dhe po trasnsferohej nga Selaniku drejt burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në Athinë.
Sipas mediave greke, i burgosuri shqiptar ka dëshmuar se teksa ndodhej në “automjetin burg” ku po transferohej është goditur brutalisht në kokë nga policët, dhe ndonëse ka kërkuar ujë gjatë rrugës nuk i është dhënë. I burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtu, sipas mediave greke, se kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë.
Por menjëherë është denoncuar nga rojet e burgut, duke nisur kështu një kalvar hetimesh për të burgosurin e paidentifikuar.
Policia greke ka kryer kohët e fundit një seri bastisjesh në burgje nën dyshimet se rrjete kriminale kanë urdhëruar disa nga vrasjet me pagesë të ndodhura kohët e fundit dhe ku viktima kanë qenë edhe shtetas shqiptarë. Rreth 25 vrasje të këtij karakteri janë regjistruar në 5 vitet e fundit dhe janë të lidhura me të burgosur grekë dhe të huaj që kishin vepruar në periudhën 2005-2015.
Sondazh
“Do të riatdhesojmë të burgosurit rumunë e shqiptarë”/ Ç'dëshiron të bëjë qeveria italiane me shkelësit e ligjit: Kushtojnë 137 euro/ditë nga xhepat tanë
Foto ilustruese ITALI- Kriza që po prek burgjet italiane meriton të trajtohet sa më shpejt për të shmangur kolapsin. Qeveria ë...
Aksident te 'Rruga e Elbasanit'/ Djali goditet nga makina në vizat e bardha, thyen këmbën dhe i bie të fikët
Ambulance TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Një djalë që po kalonte vizat e ...
Përplasja me shqiptarët, polici grek: Njëri prej tyre na ktheu shpinën, nxorri armë nga xhepi i xhaketës
Policia GREQI- Policia greke ka dhënë detaje për përplasjen jashtë lokalit në Avenue Alexandra, ku një shqiptar k&e...
Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 8 kg kokainë e 60 mijë euro
Kokaina ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali me 8 kg kokainë. Mësohet se shqiptari 49-vjeçar u kap fillimisht ...
'Gjyshja vdiq në vend; mbesa u plagos'/ Fevziu komenton ngjarjen në Don Bosko: Nuk e hiqja dot nga mendja imazhin e kësaj gruaje...s'pa asnjë ditë të bardhë!
Mimoza Paja dhe Bledi Fevziu TIRANË- Moderatori Bledi Fevziu ka komentuar masakrën brenda lokalit në Don Bosko ku ndërroi jetë 58-...
Masakra në Don Bosko/ Media gjermane: Lufta ndaj krimit është e vështirë në Shqipëri! Kriminelët kanë korruptuar shumë politikanët
Vendi i ngjarjes GJERMANI- Masakra në lokalin në Tiranë ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtarë. Rrjeti ...
ME VIDEO brenda mjeteve- dy kampera plot me drogë, pamjet e arrestimit të 4 turistëve në Vlorë. Kanabisi me 'pikë të kuqe'
Droga brenda kamperit VLORË- Publikohen pamjet e aksionit "Kamperi" të Policisë së Vlorës, e cila sekuestroi 260 kg drogë, e ...
Policia finalizon megaoperacion në Vlorë, kapen 4 rumunë: Po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim
Policia e Vlorës VLORË- Policia e Vlorë ka vendosur në pranga 4 rumunë po transportonin 260 kg kanabis, kamuflohes...
Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e 'Urës mbi Bunë'
Ura TIRANË-Qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi Bunë. Bëhet fj...
Studimi: Shqipëria, ndër 10 vendet më të përballueshme në botë që të huajt të kalojnë pensionin
Sheshi skenderbej Shqipëria renditet e nënta në listën e 100 vendeve që vlerësohen si më të përballueshmet p&e...

