Aktualitet

ME VIDEO brenda mjeteve- dy kampera plot me drogë, pamjet e arrestimit të 4 turistëve në Vlorë. Kanabisi me 'pikë të kuqe'

Sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në pako dhe gati për treg.

13 Mars 2023, 19:14 Nga k.m.
ME VIDEO brenda mjeteve- dy kampera plot me drogë, pamjet e arrestimit
Droga brenda kamperit

VLORË- Publikohen pamjet e aksionit "Kamperi" të Policisë së Vlorës, e cila sekuestroi 260 kg drogë, e cila ishte fshehura në dy kampera turistësh. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, droga ishte e fshehur në një prej raftet e kamperit. Sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në pako dhe gati për treg.

Lidhur me rastin, Policia thotë se të arrestuarit janë 4 shtetas rumun: Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru, ndërsa në kërkim janë shpallur 5 persona të tjerë, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.

Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtyre personave, të cilët nën maskimin si turistë kryenin transport droge.

operacioni kamperi

Sondazh

Poll