13 Mars 2023, 19:20
Nga A.B
Vendi i ngjarjes
GJERMANI- Masakra në lokalin në Tiranë ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtarë. Rrjeti i njohur gjerman, TAG24 shkruan se në Tiranë u sulmua me armë zjarri një lokal. Sipas tyre, një person humbi jetën dhe 6 u plagosën, ndërkohë që objektiv i sulmit ishte një personazh i krimit të organizuar.
“Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën. Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrësi që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri,” shkruan portali gjerman.

'Luftimi i tyre bëhet më i vështirë nga fakti se kriminelët kanë korruptuar shumë politikanë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe oficerë policie në varësinë e tyre.'- mbyll artikullin media gjermane.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
masakra e don boskos
Aktualitet
13 Mars 2023, 19:14
k.m.
Droga brenda kamperit
VLORË- Publikohen pamjet e aksionit "Kamperi" të Policisë së Vlorës, e cila sekuestroi 260 kg drogë, e ...
Aktualitet
13 Mars 2023, 18:36
k.m.
Policia e Vlorës
VLORË- Policia e Vlorë ka vendosur në pranga 4 rumunë po transportonin 260 kg kanabis, kamuflohes...
Aktualitet
13 Mars 2023, 17:42
A.B
Ura
TIRANË-Qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi Bunë. Bëhet fj...
Aktualitet
13 Mars 2023, 16:48
A.B
Sheshi skenderbej
Shqipëria renditet e nënta në listën e 100 vendeve që vlerësohen si më të përballueshmet p&e...
Aktualitet
13 Mars 2023, 16:48
k.m.
Pamje nga aksidenti
VLORË- Një automjet tip “Hyundai” ka përfunduar në kanal në autostradën Levan-Vlorë. Pas...
Aktualitet
13 Mars 2023, 16:15
A.B
Mimoza Paja
TIRANË- Viktima, Mimoza Paja ishte duke bërë punën e përditshme të saj, teksa i morën jetën. Për k...
Aktualitet
13 Mars 2023, 16:00
I.A
Mbikalimi i Shkozes
TIRANË- Qarkullimi në Unazën Lindore në Tiranë është rihapur ditën e sotme. Më ...
Aktualitet
13 Mars 2023, 15:48
A.B
Klodiana Lala
TIRANË- Detaje të shumta kanë dalë në dritë për aktivitetin e Fatjon Muratit, në lokalin e të ci...
Aktualitet
13 Mars 2023, 15:47
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës, pasi kanë tentuar që të kalojnë kufirin me dokum...
Aktualitet
13 Mars 2023, 15:39
A.B
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme afër xhamisë, përtej urës së vjetër të Bun...