Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 8 kg kokainë e 60 mijë euro

Në kuadër të aktiviteteve për luftimin e trafikut të drogës, karabinierët e kompanisë Busto Arsizio kanë intensifikuar shërbimet e tyre në Castellanza edhe pas denoncimeve të shumta nga qytetarët. 

13 Mars 2023, 19:32 Nga I.A
Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 8 kg kokainë e 60
Kokaina

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali me 8 kg kokainë. Mësohet se shqiptari 49-vjeçar u kap fillimisht me gjysmë kile kokainë në makinë. Por nuk mbaroi me kaq, pasi nga kontrolli i shtëpisë dolën edhe 7.5 kilogramë kokainë të tjera si dhe 60 mijë euro cash.

Në kuadër të aktiviteteve për luftimin e trafikut të drogës, karabinierët e kompanisë Busto Arsizio kanë intensifikuar shërbimet e tyre në Castellanza edhe pas denoncimeve të shumta nga qytetarët. I arrestuari në përfundim të formaliteteve u dërgua në burgun e Bustos.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll