Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore, përfundon montimi i trarëve te Mbikalimi i Shkozës
Mbikalimi i Shkozes TIRANË- Qarkullimi në Unazën Lindore në Tiranë është rihapur ditën e sotme. Më ...
Njëra prej banoreve tregon vështirësinë, me të cilën jetonte Mimoza, e cila përveçse punonte banakiere, dilte të mblidhte edhe bidona plastikë për t’i shitur.
TIRANË- Viktima, Mimoza Paja ishte duke bërë punën e përditshme të saj, teksa i morën jetën. Për këtë ngjarje, kanë folur disa nga banorët pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, në lagjen e Don Boskos. Njëra prej tyre tregon vështirësinë, me të cilën jetonte Mimoza, e cila përveçse punonte banakiere, dilte të mblidhte edhe bidona plastikë për t’i shitur.
“Moza ishte një grua shumë e mirë. Shihte familjen e vet. Ka dalë për një copë bukë për të mbajtur familjen. Dilte mblidhte edhe bidona. Jetonin në kushte të vështira me qira. Edhe burri i ka vdekur para dy vitesh. Isha brenda dhe djali i vogël po flinte. U zgjua i trembur dhe tha se ka ndodhur vrasje. Kur dolëm jashtë kur thanë se është vrarë Moza. Unë nuk kam parë asgjë. Jemi shumë të frikësuar saqë kemi frikë të jetojmë tek shtëpia, të jesh në punën tënde. Këtu është bëra jetë e frikshme. Ke frikë kudo që të shkosh”, tha fqinja.
Ai tregon edhe për mbesën e saj 10 vjeçare, e cila mbeti e lënduar pas sulmit të dy atentatorëve, ende të paidentifikuar. “Erdhi edhe tha ‘o teta më kanë vrarë’. Ishte çarë nga xhamat. Ishte duke qarë me të madhe. Erdhi ambulanca edhe e mori”, tha fqinja.
Një tjetër banore e zonës tha se e njihte prej shumë vitesh të ndjerën. “Ishte një grua shumë e mirë. Djali ishte pa punë. Vajzat e martuara. Kishte 6 muaj pa paguar qiranë. Nuk kishte lekë. E kam pasur shoqe. Ishte punëtore. Ishte e sëmurë. Vajzat i thoshin që të mos shkonte në punë. Jetonte vetëm me djalin”, tha njëra prej fqinjëve.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
Mbikalimi i Shkozes TIRANË- Qarkullimi në Unazën Lindore në Tiranë është rihapur ditën e sotme. Më ...
Klodiana Lala TIRANË- Detaje të shumta kanë dalë në dritë për aktivitetin e Fatjon Muratit, në lokalin e të ci...
Foto Ilustruese DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës, pasi kanë tentuar që të kalojnë kufirin me dokum...
Foto ilustruese SHKODËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme afër xhamisë, përtej urës së vjetër të Bun...
Artan Hoxha TIRANË- 'Mes hienave ka një kod vrasje'- nis shkrimin e tij gazetari Artan Hoxha, pas masakrës që ndodhi një ditë...
Leonard Palushi TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 2.8 vite burg për ish-shefin e kri...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi masakrën e ndodhur një natë më parë në lokal...
Banesa LEZHË- Ditën e sotme, zona e Ungrej në Lezhë u trondit pas shpërthimit me lëndë plasëse të vendosur n&e...
Fatjon Murati TIRANË- Gjykata e Apelit ka sqaruar arsyet e lirimit të Fatjon Muratit nga burgu, pas arrestimit të tij për bazën e ...
Policia DURRËS- Policia e shtetit ka vënë në pranga një 39-vjeçar dhe një person tjetër pasi dyshohet se ësh...