Aktualitet

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore, përfundon montimi i trarëve te Mbikalimi i Shkozës

Më anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se pas bllokimit për 9 ditë për shkak të punimeve te Mbikalimi i Shkozës, lëvizja e mjeteve do të vijojë si normalisht.

13 Mars 2023, 16:00 Nga I.A
Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore, përfundon montimi i
Mbikalimi i Shkozes

TIRANË-  Qarkullimi në Unazën Lindore në Tiranë është rihapur ditën e sotme. Më anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se pas bllokimit për 9 ditë për shkak të punimeve te Mbikalimi i Shkozës, lëvizja e mjeteve do të vijojë si normalisht.

Postimi i Plotë:

Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes

mbikalimi i shkozes

Sondazh

Poll