Sport

Dy kartona të kuq me United, Ten Hag mbron Casemiron: “Luan fort, por pastër!”...

Me një tjetër karton të kuq në Premierligë, braziliani tani do të vuajë katër ndeshje pezullim

13 Mars 2023, 18:27 Nga DOSJA

Dy kartona të kuq me United, Ten Hag mbron Casemiron: “Luan fort, por

ANGLI - Në sezonin e tij të parë në Manchester United, mesfushori brazilian Casemiro mori kartonin e dytë të kuq në klubin anglez këtë të dielë. Sipas rregullave të Premier League, ai do të duhet të vuajë një pezullim prej katër ndeshjesh.

Pas barazimit me Southampton, trajneri Eric Ten Hag mbrojti mesfushorin brazilian. Për trajnerin holandez, Casemiro nuk bën asgjë ndryshe nga ajo që bënte gjithmonë kur luante për Real Madridin, pa pësuar të njëjtat dënime.

“Kjo është një mospërputhje. Ne jemi Premier League, luajmë fort këtu, duam intensitet.  Casemiro, në të gjitha ligat që luajti në Europë, në më shumë se 500 ndeshje, nuk kishte marrë kurrë karton të kuq dhe tani ka dy. Mendojeni pak,”- ka deklaruar Ten Hag.

Dy kartona të kuq me United, Ten Hag mbron Casemiron: “Luan fort, por

Casemiro u përjashtua këtë të dielë, pas një ndërhyrjeje ndaj Alcaraz. Ten Hag, megjithatë, argumenton se braziliani nuk është një lojtar i dhunshëm.

“Ai luan fort, por luan me drejtësi. Edhe sot ai luajti pastër, ashtu si kundër Crystal Palace. Pra, është diçka për t’u debatuar. Të gjithë ata që kuptojnë pak futboll, e dinë se çfarë është e keqe dhe çfarë jo. Dhe unë ju them, Casemiro është një lojtar shumë i pastër. Luan fort, por pastër”, vuri ai në dukje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll