Sport

Agjenti i Busquets takohet me drejtuesit e Barcelonës dhe pret një ofertë këtë javë...

Këtë mesditë, Josep Maria Orobitg, përfaqësues i mesfushorit Sergio Busquets, shkoi në Ciutat Esportiva de Sant Joan Despí për të diskutuar rinovimin e kapitenit të Barçës, kontrata e të cilit përfundon në qershor.

13 Mars 2023, 17:25 Nga DOSJA
Agjenti i Busquets takohet me drejtuesit e Barcelonës dhe pret një

SPANJE - FC Barcelona është takuar këtë të hënë me agjentin e Sergio Busquets për t'u marrë me rinovimin e kapitenit të Barcelonës, i cili e mbyll kontratën aktuale më 30 qershor. Josep Maria Orobitg, agjenti i mesfushorit, ka qenë në ambientet e Ciutat Esportiva de Sant Joan Despí pasditen e sotme, sipas asaj që ka zbuluar gazetari Gerard Romero. 

Busquets është ende i hapur për të vazhduar edhe një sezon te Barça , pavarësisht se ka oferta shumë të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia. Megjithatë, kapiteni i Barçës nuk do të vendosë për të ardhmen e tij, derisa të ketë një propozim të fortë nga klubi i Barçës. Siç ka mësuar MD, drejtuesit sportivë të Barcelonës i kanë premtuar se do t'ia dërgojnë ofertën këtë javë. 

Kapiteni i ‘blaugranëve’ dëshiron të vendosë së shpejti se ku do të luajë nga 30 qershori i ardhshëm, kështu që nëse nuk bindet nga oferta që i dërgon Barça, do të shqyrtojë disa nga opsionet që tashmë i ka në tavolinë, apo ndonjë tjetër që mund t’i mbërrijë së shpejti dhe që do t'i lejonte atij të vazhdojë të konkurrojë në nivelin më të lartë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll