Sport

"Unë mendoj se nuk duhet të ankohemi, nuk ka ndonjë problem me Haaland"...

De Bruyne siguron se problemi është se njerëzit besojnë se norvegjezi do të shënojë dy ose tre gola në çdo ndeshje

13 Mars 2023, 17:06 Nga DOSJA
"Unë mendoj se nuk duhet të ankohemi, nuk ka ndonjë problem

ANGLI - Kevin de Bruyne, futbollisti i Manchester Cityt, mohoi se ata kanë ndonjë problem me Erling Haaland dhe siguroi se problemi është se njerëzit besojnë se sulmuesi norvegjez do të shënojnë dy ose tre gola në çdo ndeshje.

Mesfushori belg foli për mediat të hënën përpara se City të përballet me RB Leipzig të martën, në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League. Në konferencën për shtyp, De Bruyne u pyet për situatën e Haaland, i cili ka ulur rekordet e golave ​​në krahasim me pjesën e parë të sezonit.

“Vitet e fundit njerëzit thoshin se na mungonte prania në zonë, tani thuhet e kundërta. Mendoj se në fillim të sezonit, kur fitonim shumë ndeshje nuk ndodhte asgjë, por kur humbet disa lojëra, ata thonë se diçka ka ndodhur,"- shpjegoi De Bruyne.

"Unë nuk mendoj se ka ndonjë problem. Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë nga ekipi, as nga Erling dhe as nga askush. Skuadra është shumë e kënaqur me të dhe ai është shumë i kënaqur me ne, kështu që mendoj se gjithçka është në rregull”,- tha ai.

"Ndoshta ai ishte më produktiv në fillim të sezonit, por nuk mendoj se duhet të ankohemi në asnjë mënyrë për rezultatet e Erling. Unë mendoj se ai është mirë. Në ndeshjen kundër Crystal Palace ai pati dy ose tre shanse dhe nëse ai do t'i kishte shënuar, ne nuk do të flisnim për këtë.

Por njerëzit gjithmonë presin që ai të shënojnë dy ose tre gola, kur mesatarja e tij është një gol për ndeshje, që për mua është shumë e mirë", shtoi De Bruyne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll