Sport

‘Riformatimi’ i Ibrahimovic-it... te Milani kërkojnë të jenë të kujdesshëm me të...

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në fushë dhe ka dy javë që ka zbritur gradualisht edhe në fushën e lojës. Por trajneri i tij Pioli preferon të jetë i kujdesshëm.

13 Mars 2023, 15:51 Nga DOSJA
‘Riformatimi’ i Ibrahimovic-it... te Milani kërkojnë

ITALI - Pas shumë muajsh mungesë, Zlatan Ibrahimovic ka nisur profesionin e tij më të mirë, atë të futbollistit. Me 16 minuta kundër Atalantës dhe 24 minuta kundër Fiorentinës, sulmuesi suedez po gjen gradualisht kohë për të luajtur, por menaxhimi i sulmuesit 41-vjeçar, po bëhet me shumë kujdes te Milani.

Këtë të hënë në mbrëmje, AC Milan do të presë Salernitanën dhe çështja e një mandati të mundshëm si titullar të Zlatan Ibrahimovic doli në plan të parë. Veç se ishte trajneri Stefano Pioli, i cili frenoi dëshirat për të mos rrezikuar.

“Ibrahimovic nuk do të luajë si titullar. Do të jetë së shpejti, ai po stërvitet vazhdimisht, por jo kundër Salernitana-s”,- tha tekniku në një konferencë për shtyp. Vendi i numrit ‘9’ do të luhet pra, si që nga fillimi i sezonit, mes Olivier Giroud dhe Divock Origi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll