Sport

Ora e Arsenalit në dhomat e zhveshjes, ‘mesazh’ që të çon në shumë teori, apo…

Fansat e ‘Topçinjve’ shpejt zbuluan disa nënkuptime...

13 Mars 2023, 17:48 Nga DOSJA

Ora e Arsenalit në dhomat e zhveshjes, ‘mesazh’ që të

ANGLI - Arsenali, kryesuesi i Premier League, mundi 3-0 Fulhamin këtë të dielë dhe në fund të ndeshjes, lojtarët në dhomën e zhveshjes pozuan për foton tipike të fitores, por këtë herë edhe me një 'shtesë'.

Në imazhin e publikuar nga Zinchenko në Instagram, shohim ‘Topçinjtë’ duke festuar pranë një ore, një kopje e asaj në Emirates Stadium. Ajo tregon akrepin e orës te ‘2’-shi dhe akrepin e minutave afër ‘11’-s, ose ‘55’-s. Kaq mjaftoi që shumë nga fansat insistuan të dilnin me disa teori, edhe pse kjo mund të jetë krejtësisht rastësisht…

Njëra që u shfaq shpejt në mediat sociale është, se ‘2’-shi përfaqëson afërsisht dy muajt e mbetur deri në fund të Premier League dhe ‘11’ numrin e ndeshjeve të mbetura për t'u luajtur nga kryesuesit e ligës më të mirë angleze. 

Teoria e dytë mund të shkaktojë më shumë 'agjitacion' te Sportingu, pasi ‘2’ mund të përfaqësojnë edhe dy trofetë që klubi londinez duhet të fitojë, përveç Premier League, edhe Europa League.
Kujtojmë se anglezët e presin Sportingun në ndeshjen e kthimit të fazës së 16-të të kompeticionit të enjten e ardhshme, në Londër (20:00), pas 2-2 në Alvalade javën e kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alex Zinchenko (@zinchenko_96)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll