13 Mars 2023, 14:42
Nga A.B
Policia
DURRËS- Policia e shtetit ka vënë në pranga një 39-vjeçar dhe një person tjetër pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve. Efektivët kanë zbardhur 6 raste vjedhjesh, 3 prej tyre me dhunë, të kryera në Durrës, gjatë vitit 2023, si dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre. Në pranga përfundoi personi me inicialet N. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Sipas policisë, ky person, me datë 12.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi; më datë 09.03.2023, i ka vjedhur me dhunë, varësen e floririt, një shtetasi dhe më datë 08.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi tjetër.
Po ashtu, u vu në pranga personi me inicialet B. B., 38 vjeç, banues në Durrës, i cili do të hetohet për veprën penale "Vjedhja".
Aktualisht, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 persona.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tendenca”, zbardhen 6 vjedhje të kryera në Durrës, gjatë këtij viti.Kapet në flagrancë dhe arrestohet një 39-vjeçar, autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me dhunë. Në pranga edhe një shtetas tjetër, pasi vodhi artikuj dhe pajisje, në 2 biznese dhe në një automjet. Të dy të arrestuarit, me precedent penal të mëparshëm, po për vjedhje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tendenca”.
Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 6 raste vjedhjesh, 3 prej tyre me dhunë, të kryera në Durrës, gjatë vitit 2023, si dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit:
- N. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi nga veprimet procedurale të kryera, rezultoi se:
•më datë 12.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi;
•më datë 09.03.2023, i ka vjedhur me dhunë, varësen e floririt, një shtetasi;
•më datë 08.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi tjetër.
-B. B., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Vjedhja", pasi nga veprimet hetimore rezultoi se është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht:
•më datë 05.02.2023, ka vjedhur kasetofonin e një automjeti;
•më datë 20.01.2023, ka vjedhur në një market, artikuj të ndryshëm ushqimorë;
•më datë 12.01.2023, ka vjedhur 2 pajisje (bateri) në një biznes.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
durres
Aktualitet
13 Mars 2023, 14:12
F.M
Lokali i Fatjon Muratit, ku ndodhi masakra e Don Boskos
TIRANË- Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e masakrës së Don Boskos që...
Aktualitet
13 Mars 2023, 14:01
A.B
Banesa
LEZHË- Pamjet më poshtë janë nga banesa e Preng Pjetrit, drejtuesit të Partisë Demokratike në Ungrej të Lezh...
Aktualitet
13 Mars 2023, 14:09
F.M
Fatjon Murati
TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë me dije se Fatjon Murati është shpallur në kërkim. Murati ishte l&e...
Aktualitet
13 Mars 2023, 13:59
F.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një tjetër njoftim në lidhje me atentatin e ndodhur në lokalin e Fatjon Muratit nj&eum...
Aktualitet
13 Mars 2023, 13:39
A.B
Policia
LUSHNJE- Agim Gjyla është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. 64-vjeçari ishte n&eu...
Aktualitet
13 Mars 2023, 12:50
f.g
TIRANE- Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në oborrin e banesës së Preng Pjetrit në Lezhë, ish-kryeplak...
Aktualitet
13 Mars 2023, 12:42
a.l
Aksident hekurudhor në Itali
ITALI- Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Itali. Mediat italiane raportojn...
Aktualitet
13 Mars 2023, 12:35
a.l
Droga në Igumenicë
GREQI- Një sasi prej 67 kilogramë marijuanëështë sekuestruar nga policia greke në afërsi t...
Aktualitet
13 Mars 2023, 11:47
F.M
Lokali i Fatjon Muratit
TIRANË- Shënjestër e atentatit mafioz të ndodhur një natë më parë në “Don Bosko&...
Aktualitet
13 Mars 2023, 11:29
F.M
Ambulanca greke
GREQI- Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari, 55...