Aktualitet

"Edhe mes hienave, ka një kod vrasje…"/ Artan Hoxha: Demostrojeni “artin tuaj të vdekjes” nga kodrat e luanëve dhe tigrave që sundojnë “safarin” tonë

Hoxha shkruan se 'hienat' po vrasin edhe njerëz të pafajshëm, mes tyre edhe gjyshe që punonte me dy turne për të paguar qiranë.

13 Mars 2023, 15:37 Nga A.B
"Edhe mes hienave, ka një kod vrasje…"/ Artan Hoxha:
Artan Hoxha

TIRANË- 'Mes hienave ka një kod vrasje'- nis shkrimin e tij gazetari Artan Hoxha, pas masakrës që ndodhi një ditë më parë në Don Bosko. Hoxha shkruan se 'hienat' po vrasin edhe njerëz të pafajshëm, mes tyre edhe gjyshe që punonte me dy turne për të paguar qiranë. Më tej, gazetari u sugjeron këtyre personave, që 'artin e tyre të vdekjes' ta shtrijnë në periferi të Tiranës, aty ku ndodhen resortet luksoze të personave që sundojnë vendin. 

SHKRIMI:

Edhe mes hienave, ka nje kod vrasje…Hienat edhe pse jane grabitqaret me barbare qe nuk lene pas as kockat dhe as lekuren e gjahut te tyre, kane disa rregulla qe i respektojne, kane njelloj hierarkie te pashkruar mes tyre….

Por hienat me dy kembe, qe kane mbetur në qarkullim në “safarin” tone, vrasin gjyshen, e cila punon dy turne, plote 16 ore në dite per te paguar qirane, vrasin dhe mbesen qe sapo ka nisur te hedh hapat e pare në jete.
Barbare dhe katile.

Me kobsjelles se kaq nuk mund te kete… Hienat, jane vrases aq te paskrupullt, sa vrasin me te njejtin perkushtim dhe devotshmeri si luanin, mbretin e xhungles, ashtu edhe barngrenesin me te parendesishem.
Instikti i vrasesit te pameshirshem, eshte aq dominues nder to, sa mbizoteron edhe pangopshmerine qe i karakterizon.

Jane aq vrasese katile, sa kur nuk mbetet me asgje rreth e rrotull per vrare, nisin dhe vrasin njera tjetren pa piken e meshires…

Prandaj batuta e famshme e kryeministrit “kokat hengshin”, vlen per fazen kur në “safarin” tone, te kene mbetur vetem hienat. Deri kur te vi ai moment, qe nuk me duket fort i larget, hienat kobndjellese me dy kembe, do marrin jetet e gjysheve dhe mbesave te tyre.

Do vrasin pa as me te voglen meshire te ardhmen tone, ashtu si jane duke masakruar me plot perkushtim dhe devotshmeri te tashmen tone.

Hiena kobsjellese, deri sa te vije dita kur do t’i hani kokat njeri-tjetrit, tregohuni pak te paanshem, demostrojeni “artin tuaj te vdekjes” edhe andej lart, nga kodrat e periferise se kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze te luaneve, tigrave, leopardeve, uqerve dhe çakenjve qe sundojne kete “safarin” tone…

artan hoxha

Sondazh

Poll