Aktualitet

Tritol banesës së kreut të PD në Ungrej të Lezhës, dëshmia e Pjetrit: Nuk kam konflikte

Shpërthimi, la pas shumë dëme materiale, duke shembur edhe një pjesë të konsiderueshme të verandës e duke thyer xhamat e dritareve.

13 Mars 2023, 14:47 Nga A.B
Tritol banesës së kreut të PD në Ungrej të Lezhës,
Banesa

LEZHË- Ditën e sotme, zona e Ungrej në Lezhë u trondit pas shpërthimit me lëndë plasëse të vendosur në banesën e kreut të PD-së të zonës, Preng Pjetrit. Shpërthimi, la pas shumë dëme materiale, duke shembur edhe një pjesë të konsiderueshme të verandës e duke thyer xhamat e dritareve.

Në polici Pjetri vete ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka asnjë dijeni për motivet duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Ngjarja u regjistrua rreth orës 2:00 pas mesnate. Në momentin e shpërthimin në banesë ndodheshin kryefamiljarë Preng Pjetri së bashku me bashkëshorten dhe nënën e moshuar.

preng pjetri

Sondazh

Poll