Sport

Më ‘i forti’ i Chelseas, Kai Havertz ai që i ka marrë përdore ‘blutë’ e Londrës…

Këto ditë, ‘i forti’ i Chelseas është një gjerman që quhet Kai Havertz! Trajneri Graham Potter e vlerëson…

13 Mars 2023, 10:16 Nga DOSJA

Më ‘i forti’ i Chelseas, Kai Havertz ai që i ka marrë

ANGLI - Së fundmi, Chelsea duket se më në fund do ta nxjerrë kokën (pak) nga uji. ‘Blutë’ e Londrës arritën në 3 fitore radhazi, i pari që nga mesi i tetorit. 

Këto rezultate të mira të kohëve të fundit, Graham Potter ia detyron kryesisht sulmuesit Kai Havertz, pa dyshim njeriu ‘i fortë’ i Chelseas për momentin. Autor i një goli edhe dje kundër Leicesterit, gjermani mori vlerësime nga trajneri i tij pas ndeshjes.

"Kai Havertz është me të vërtetë në një formë të mire sportive. Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, ai dha gjithçka. Kur e dini se keni një lojtar të cilësisë së Kait, gjërat shkojnë për ju. Kjo është ajo që i ndodhi atij. Është një shpërblim për punën e tij të palodhur."

Më ‘i forti’ i Chelseas, Kai Havertz ai që i ka marrë

Ende i mbërthyer në vendin e 10-të në Premier League, Chelsea po i afrohet Brentfordit të nëntë, i cili humbi nga Everton, deferenca është vetëm një pikë më pak. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll