Sport

“Ai duhet të kthehet në atë që ishte”: Pogba i tronditur nga trajneri i tij te Juvja...

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, i ka dërguar një mesazh të paqartë mesfushorit francez, i munguar këtë të dielë ndaj Sampdorias (4-2).

13 Mars 2023, 10:00 Nga DOSJA

ITALI - Nga ndeshja e ditës së 26-të të Serisë A, fillimisht do të kujtojmë se Adrien Rabiot i lejoi Juventusit të fitonte epërsinë ndaj Sampdorias në Genoa. Autori i dy golave, pjesë e kombëtares së Francës, u vlerësua nga të gjithë dashamirët e ‘Zonjës së Vjetër’. 

Një tjetër francez gjithashtu shkëlqeu, por për mungesën e tij. I planifikuar në grupin e bardhezinjve këtë të dielë në mbrëmje, Paul Pogba u zhduk përfundimisht për shkak të një problemi muskulor, gjë që e shtyu trajnerin e tij të shprehte një formë zhgënjimi.

“Këtë mëngjes (të dielën), ai lëndoi ngjitësin e tij teksa po kryente goditjet e lira,- tha Massimiliano Allegri për DAZN. - Do të shohim nesër (këtë të hënë) përmasat e dëmeve. Sonte, ai mund të na japte një dorë, por kështu është. Ai duhet të ngrihet dhe të kthehet në atë që ishte më parë”. Mungesa e mesfushorit francez nuk i ka shpëtuar as ‘la Gazzetta dello Sport”.

“Ai duhet të kthehet në atë që ishte”: Pogba i

Të enjten e kaluar, Paul Pogba nuk ishte pjesë e listës për ndeshjen e parë 1/8 të Europa League kundër Friburgut (1-0), për shkak të masës disiplinore pas vonesës së lojtarit në grumbullim. I dëmtuar në gjurin e djathtë, i operuar në fillim të shtatorit, kampioni i botës 2018, mesfushori francez, 29 vjeç, deri më tani ka bërë vetëm dy paraqitje në fund të ndeshjes kundër Torinos (4-2), më 28 shkurt dhe AS Roma (0-1) më 5 mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll