Aktualitet

E ëma iu vra në masakrën e Don Boskos, djali i banakieres prek me fjalët: Mallkuar qofshin ato plumba mam

I riu shihet që ka postuar një foto krah të ëmës në Facebook dhe ‘mallkon’ plumbat që i morën jetën asaj.

13 Mars 2023, 08:01 Nga F.M
E ëma iu vra në masakrën e Don Boskos, djali i banakieres prek me
Mimoza Paja dhe Saimir Paja

TIRANË- Saimir Paja, djali i Mimoza Pajës ka bërë reagimin e parë pasi e ëma iu vra në masakrën e Don Boskos që ndodhi një natë më parë në lokalin e Fatjon Muratit, një person me precedentë penalë. I riu shihet që ka postuar një foto krah të ëmës në Facebook dhe ‘mallkon’ plumbat që i morën jetën asaj.

“Mallkuar qofshin ato plumat qe i zbrazen ne trupin tend, qofsh e xhenetit mam,”- shkruan ai në postim.

E ëma iu vra në masakrën e Don Boskos, djali i banakieres prek me
Postimi

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

saimir paja mimoza paja masakra e don boskos

Sondazh

Poll