Aktualitet

ME VIDEO- Masakra brenda lokalit në Don Bosko, e gjithë zona e rrethuar me shirita! Policë dhe familjarë kudo

Plumbat lanë të vdekur banakieren e lokalit, të identifikuar si Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe të plagosur 5 të tjerë, mes tyre dhe një vajzë 10 vjeçe.

12 Mars 2023, 23:43 Nga k.m.
ME VIDEO- Masakra brenda lokalit në Don Bosko, e gjithë zona e
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një grua e pafajshme ka humbur jetën mbrëmjen e sotme vetëm sepse kishte shkuar në punë. E gjitha pasi mbrëmjen e sotme ndodhi një breshëri me armë zjarri një lokal në zonën e Don Boskos. Plumbat lanë të vdekur banakieren e lokalit, të identifikuar si Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe të plagosur 5 të tjerë, mes tyre dhe një vajzë 10 vjeçe.

Sipas njoftimit të bluve rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç. E po ashtu, është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

masakra e don boskos

Sondazh

Poll