Aktualitet

HARTA LIVE/ Paradite i kthjellët, pasdite me vranësira, si parashikohet të jetë moti sot, temperaturat pësojnë rënië

Megjithatë vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.

13 Mars 2023, 07:53 Nga F.M
HARTA LIVE/ Paradite i kthjellët, pasdite me vranësira, si
Moti

TIRANË- Sot Shqipëria do të jetë nën sundimin e një moti të kthjellët. Situata pritet të jetë e tillë deri në orën e pasdites, kur vranësirat do të shfaqen si fillin në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.

Megjithatë vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

moti 13 mars 2023

Sondazh

Poll