13 Mars 2023, 07:19
Nga F.M
Vendi ku ndodhi masakra e Don Boskos
TIRANË- Lokali që një natë më parë u kthye në vendngjarjen e një masakre, në pronësi të Fatjon Muratit, rezulton të jetë i sekuestruar. Më 14 tetor të një viti më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e katër pasurive dhe tri bizneseve në pronësi të Fatjon Muratit. Vlera e pasurive të sekuestruara përllogaritet në rreth 5 milionë euro. Prokuroria thoshte se nga analiza e provave arrin në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të Fajton Muratajt dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që të transferohen tek të tretët.
Murati ishte vendosur nën hetim që në vitin 2018, pasi më 21 mars të atij viti, së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve disa të arrestuar në Itali, është denoncuar për vjedhje dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Kjo veprimtari, sipas të dhënave nga mediat italiane, kishte nisur shumë më herët.
Më 31 tetor 2015, autoritetet italiane nisën hetimet ndaj Fatjon Muratajt, ndërsa një muaj më vonë, Gjykata e Trevisos lëshoi urdhër arresti për të duke e akuzuar për veprat penale të: “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Më 26 prill, Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe më 26 korrik 2017 në kuadër të procedimit penal të autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.
Për këtë arsye prokuroria, në vitin 2022, pas disa viteve hetime, ka kërkuar sekuestrimin e sipërfaqes së ndërtimit 120 metra katrorë në zonën kadastrale 8330, dyqanit me sipërfaqe 40 metra katrorë në rrugën "Lord Bajron", apartament 90.30 m2 në rrugën “Shaban Matraku” dhe ndërtesë 8 katëshe me sipërfaqe 317 m2 katrorë.
Përveç këtyre pronave, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e tri aktiviteteve tregtare me aktivitet tregti artikujsh ushqimorë, bar kafe dhe lavazh automjetesh.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
Fatjon Murati është vënë në pranga në fillim të muajit tetor të vitit të shkuar, teksa udhëtonte në një makinë me Endrit Doklen, kreun e fraksionit të bandës së Durrësit. Ai dyshohej se kishte lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Tiranë në korrik të verës së vitit 2022, por u lirua brenda pak javësh.
masakra e don boskos fatjon murati
Aktualitet
13 Mars 2023, 07:03
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka fajësuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për ngjarjet kriminale që ndodhin ...
Aktualitet
12 Mars 2023, 23:43
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një grua e pafajshme ka humbur jetën mbrëmjen e sotme vetëm sepse kishte shkuar në pun&eum...
Aktualitet
12 Mars 2023, 23:27
k.m.
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një detaje i rëndë është zbuluar nga masakra sot në Don Bosko. Disa persona të pai...
Aktualitet
12 Mars 2023, 23:25
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Masakra e Don Boskos dyshohet se ka pasur shënjestër xhaxhain e Fatjon Muratit, Sahitin. Ky i fundit ka marrë 2...
Aktualitet
12 Mars 2023, 23:05
k.m.
TIRANË- Babai i Emanuel Salës, njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit...
Aktualitet
12 Mars 2023, 22:40
k.m.
Foto ilustruese
Ndërtimi është kthyer në lokomotivën e ekonomisë shqiptare. Shifrat e INSTAT tregojnë se pavarësish...
Aktualitet
12 Mars 2023, 22:36
k.m.
Pamje nga Trauma
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve që u prek...
Aktualitet
12 Mars 2023, 22:22
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me masakrën e ndodhur sonte në Don Bosko. Sipas Policis...
Aktualitet
12 Mars 2023, 22:20
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Zbulohen emrat e të plagosurve në masakrën e Don Boskos. Të plagosur nga breshëria me arm&...
Aktualitet
12 Mars 2023, 22:17
k.m.
Pamje nga Trauma
TIRANË- Mimoza Paja është banakierja, e cila mbeti viktimë e të shtënave në “Don Bosko”. Pa...