Aktualitet

Masakra e Don Boskos, flet babai i të plagosurit: Djali po pinte kafe në lokal, mori dy plumba

I moshuari tha se i biri ka qenë duke pirë kafe në momentin që ka ndodhur ngjarja ndërsa tha se ka marrë dy plumba, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

12 Mars 2023, 23:05 Nga k.m.

Masakra e Don Boskos, flet babai i të plagosurit: Djali po pinte kafe

TIRANË- Babai i Emanuel Salës, njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit ka treguar detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në një intervistë për Euronews Albania, i moshuari tha se i biri ka qenë duke pirë kafe në momentin që ka ndodhur ngjarja ndërsa tha se ka marrë dy plumba, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 

“Kam djalin. Emanuelin. Është më mirë. Ka shpëtuar, është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dimë me kë ishte aty, ai ishte aty po pinte kafe. Ne e kemi shtëpinë afër, ishte në lokalin e lagjes. Iu ka shpëtuar jeta. Nuk na ka thënë gjë se kur do dalë se ka 2 plumba. Nuk dëgjuam të shtëna, por na njoftuan njerëzit se afër e kam shtëpinë 50 metra,”- tha ai.

Sipas njoftimit të bluve rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë ka humbur jetën banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç. E po ashtu, është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

masakra e don boskos emanuel sala

Sondazh

Poll