Sport

Pas ndërhyrjes, Neymar tani do të ketë “më pak rrezik” për t’u dëmtuar…

I operuar në kyçin e këmbës së djathtë të premten, braziliani është mirë, por ende nuk është përmendur data e kthimit nga mjekët.

12 Mars 2023, 07:57 Nga DOSJA
Pas ndërhyrjes, Neymar tani do të ketë “më pak

KATAR - Një ditë pas operacionit të suksesshëm të këmbës së djathtë të Neymar, në qendrën Aspetar në Doha, Hakim Chalabi, drejtori i klinikës mjekësore të Katarit, tha se ishte "pak herët" për të folur për rikthimin e sulmuesit brazilian te PSG.

Klubi parizien ka deklaruar para ndërhyrjes kirurgjikale se 31-vjeçari mund të jetë i padisponueshëm deri në katër muaj. “Ai po bëhet shumë mirë dhe është i lumtur,- tha Hakim Chalabi për AFP. - Ai nuk ka dhimbje të mëdha dhe kirurgët që e operuan janë shumë të lumtur”,- shtoi ai.

Neymar do të qëndrojë në spitalin sportiv Aspetar për të paktën dy ditë. Më pas ai do t'i nënshtrohet fizioterapisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neymar Jr Site (@neymarjrsiteoficial)

“Ne do ta vlerësojmë më vonë momentin e rikthimit të tij në fushë, - avancon Çalabiu. - Për momentin është pak herët për të folur për këtë”. Vendimi do të merret në konsultim me kirurgët e tij, pasi të jenë kryer ekzaminimet e mëtejshme.

Sipas Hakim Chalabi, Neymar "do të duhet të lëvizë me paterica për disa ditë, por më pas ai duhet të jetë në gjendje të rifillojë bodybuilding".

Pas operacionit, lojtari duhet të kthehet në “nivelin e tij normal, por me më pak rrezik për t’u dëmtuar përsëri në kavilje”, tha mjeku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll