Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, dëmtohet Berat Gjimshiti në ndeshjen ndaj Napolit...

Ndërsa Napoli, të shtunën fitoi 2-0 falë golave nga Kvaratskhelia (60’) dhe Rrhamani (77’), duke e thelluar më tej diferencën me Inter që e ndjek, në +18 pikë, mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti është larguar nga fusha, pa përfunduar pjesa e pare për shkak të një dëmtimi.

12 Mars 2023, 07:36 Nga DOSJA
Lajm i keq për Kombëtaren, dëmtohet Berat Gjimshiti në

ITALI - Ende pa përfunduar pjesa e pare në ndeshjen Napoli - Atalanta në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, mbrojtësi i bergamaskëve, Berat Gjimshiti (44’) ka lënë fushën e lojës.

Mbrojtësi shqiptar ka pësuar një dëmtim muskulor, më saktë në përkuljen e majtë pas një ndërhyrjeje me rrëshqitje ndaj Osimhen. Në vend të Gjimshitit hyri Demirali ish-lojtari i Juves.

Teksa priten të mësohen rezultatet e testeve diagnostikuese, të cilat mund të vërtetojnë shkallën e dëmtimit, Berat Gjimshiti është i sigurt se do të mungojë në ndeshjen e Atalantës kundër Empolit në Bergamo, të premten e ardhshme në raundin e njëzet e shtatë të Serisë A.

Natyrshëm, një dëmtim i tillë duhet të ketë shkaktuar shqetësime edhe për trajnerin e kombëtares, Sylvinho. Mungesa e Gjimshitit do të ishte edhe një problem i konsiderueshëm për repartin e mbrojtjes kuqezi.

Si kundër dihet, në fund këtij muaji (27/3) kuqezinjtë do të nisin aventurën e tyre për Euro 2024, me ndeshjen debutuese ndaj Polonisë në Varshavë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll