Bota

Të pakënaqur me pagat e turnit të natës/ Punonjësit organizojnë grevë në aeroportet gjermane, pezullohen 351 fluturime

Sindikata pohon se paga për turnet e natës dhe të fundjavës nuk është rritur që nga viti 2006, ndërsa negociatat për rritje kanë nisur që nga 2013-ta.

12 Mars 2023, 10:39 Nga a.l
Të pakënaqur me pagat e turnit të natës/ Punonjësit
Aeroport në Gjermani

GJERMANI- Rreth 351 udhëtime me avion të planifikuara për nesër do të anulohen. Mediat e huaja raportojnë se punonjësit e aeroporteve në Gjermani do të bëjnë grevë 24 orëshe, më konkreisht sektori i kontrolleve të sigurisë. Ky lajm u bë i ditur nga sindikata.

Duhet të priten kohë më të gjata pritjeje dhe anulime fluturimesh,” tha sindikata, e cila më herët dje bëri thirrje për të mbështetur kërkesat e punëtorëve për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj strukture, Ralph Beisel u shpreh kundër kësaj greve duke akuzuar sindikatën se po ndërmerr hapa abuzive, duke shtuar se aeroportet përpiqen të merren me krizën më të thellë në aviacion. Ndërkohë, sindikata pohon se paga për turnet e natës dhe të fundjavës nuk është rritur që nga viti 2006, ndërsa negociatat për rritje kanë nisur që nga 2013-ta.

proteste ne gjermani

Sondazh

Poll