Bota

Injorohen protestat masive në Francë, senati francez miraton planin e pensioneve të Macron

“Pas qindra orësh diskutimesh, Senati miratoi planin e reformës së pensioneve. Është një hap kyç për të realizuar një reformë që do të garantojë të ardhmen e sistemit tonë të pensioneve”, shkroi kryeministrja Elisabeth Borne në Twitter. Ajo shtoi se ishte "plotësisht e përkushtuar për të siguruar që teksti do të miratohet përfundimisht në ditët në vijim". Tani që Senati ka miratuar projektligjin, ai do të shqyrtohet nga një komitet i përbashkët i ligjvënësve të dhomës së ulët dhe të lartë, ndoshta të mërkurën. Nëse komiteti bie dakord për një tekst, një votim përfundimtar në të dy dhomat ka të ngjarë të bëhet të enjten. Por rezultati i kësaj duket ende i pasigurt në dhomën e ulët, Asamblenë Kombëtare, ku partia e Macron ka nevojë për votat e aleatëve për një shumicë.

12 Mars 2023, 10:15 Nga a.l

 

Injorohen protestat masive në Francë, senati francez miraton planin e
Protestë në Francë

 

FRANCË- Senati francez ka miratuar planin jopopullor të reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, ndërsa qindra mijëra protestues u mblodhën në qytete në të gjithë vendin për të kundërshtuar ndryshimet. Siç raportojnë mediat e huaja, senatorët votuan të shtunën për miratimin e reformave me 195 vota kundër, 112 kundër, duke e çuar paketën, masa kryesore e së cilës është rritja e moshës së pensionit me dy vjet në 64, më pranë shndërrimit në ligj.

“Pas qindra orësh diskutimesh, Senati miratoi planin e reformës së pensioneve. Është një hap kyç për të realizuar një reformë që do të garantojë të ardhmen e sistemit tonë të pensioneve”, shkroi kryeministrja Elisabeth Borne në Twitter.

Ajo shtoi se ishte plotësisht e përkushtuar për të siguruar që teksti do të miratohet përfundimisht në ditët në vijim. Tani që Senati ka miratuar projektligjin, ai do të shqyrtohet nga një komitet i përbashkët i ligjvënësve të dhomës së ulët dhe të lartë, ndoshta të mërkurën.

Nëse komiteti bie dakord për një tekst, një votim përfundimtar në të dy dhomat ka të ngjarë të bëhet të enjten. Por rezultati i kësaj duket ende i pasigurt në dhomën e ulët, Asamblenë Kombëtare, ku partia e Macron ka nevojë për votat e aleatëve për një shumicë, shkruajnë mediat e huaja. 

Nëse komiteti bie dakord për një tekst, hapi i radhës do të jetë votimi përfundimtar në të dy dhomat ditën e enjte. Por rezultati i kësaj duket ende i pasigurt në dhomën e ulët, Asamblenë Kombëtare, ku partia e Macron ka nevojë për votat e aleatëve për një shumicë.

proteste ne france

Sondazh

Poll