Sport

Paris Saint-Germain, edhe për në Brest, duhet të falënderojë Kylian Mbappé!...

Kjo fitore i jep PSG-së një epërsi prej 11 pikësh ndaj Olympique Marseille. Bresti është i 15-ti…

11 Mars 2023, 23:46 Nga DOSJA
Paris Saint-Germain, edhe për në Brest, duhet të

FRANCE - Paris Saint-Germain nuk është akoma mirë, por ka Kylian Mbappé! Katër ditë pas humbjes së tyre në 1/16 e Champions League ndaj Bayern Munichut, parizienët shkuan në Brest me synimin për të fituar me qëllim për të ngritur kokën. Dhe gjysma e punës u krye. 

Duke dominuar në pjesën e parë, bashkëlojtarët e Lionel Messit arritën të kalojnë në avantazh falë Carlos Soler. Në një goditje lundruese nga Mbappé, Bizot e zmbrapsi topin keq dhe spanjoli mundi ta përfundonte në rrjetë si oportunist (38’).

Futbollistët e kryeqytetit sigurisht menduan se e kishin bërë pjesën më të vështirë, por bretonët barazuan me hapa të mëdhenj. Në një kundërsulm të shpejtë, Franck Honorat kapërceu Ramos dhe Pembélé, për të përfunduar nga e majta përballë Donnarumma (43’) dhe 1-1. 

Në pushim rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në kohën e shtuar. Me një rikuperim të shpejtë, Lionel Messi nisi Kylian Mbappé në prag të pozicionit jashtë loje. I vetëm ndaj portierit kundërshtar, ylli francez, në këtë ndeshje edhe si kapiten, nuk u drodh për të shmangue edhe portierin, për të përfunduar topin në portën bosh (90’). 

Pa shkëlqim, por Parisi fitoi 2-1 falë këmbënguljes së Kylian Mbappé! Kjo fitore i jep PSG-së një epërsi prej 11 pikësh ndaj Olympique Marseille. Bresti është i 15-ti…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll