Sport

Manchester City vuan, por e kalon Crystal Palace me golin e Haaland... (video)

Sulmuesi norvegjez shënon nga pika e bardhë, pasi skuadra e Pep Guardiolës po e domononte kundërshtar. Tani 61 pikë, duke i bërë sërish presion Arsenalit.

11 Mars 2023, 20:58 Nga DOSJA
Manchester City vuan, por e kalon Crystal Palace me golin e Haaland... (video)

ANGLI - Nuk ka qenë e lehtë, por Manchester City arrin të bëjë detyrën e tij, në ndjekjen e liderit Arsenal këtë fundjavë. Me një gol të Haalandit (78’), duke ekzekutuar një penallti, skuadra e Pep Guardiolës mundi me rezultatin 1-0 Crystal Palace në transfertë këtë të shtunë, pasi vuajti për të shënuar ndaj një kundërshtarit të pozicionuar mirë deri në fund të ndeshjes.

Me fitoren, Manchester City arrin t'i ushtrojë presion edhe një herë liderit të Arsenalit, i cili do të zbresë në fushë këtë të dielë kundër Fulhamit. Për momentin, diferenca është dy pikë: skuadra e Guardiolës ka 61 pikë dhe londinezët 63, me një ndeshje më pak. Dy rivalët do të kenë përballjen direkte në xhiron e 33-të, më 26 prill. Crystal Palace është i 12-ti me 27 pikë.

Manchester City nuk pati një të shtunë shumë frymëzuese. Duke luajtur pa Kevin de Bruyne, i cili qëndroi në pankinë deri në minutën e 79-të, skuadra dominoi në posedimin e topit, shkëmbyen pasime, por krijoi pak raste konkrete. Loja intensive dhe e kujdesshme nga Crystal Palace ishte një kundërhelm i madh, derisa Olise shkaktoi penalltinë ndaj Gundogan në minutën e 78-të. Haaland e konvertoi në gol dhe City siguroi tre pikë të vështira.


Përballë vështirësisë së Cityt në krijimin e rasteve, Haaland e kaloi pothuajse të gjithë duelin e kësaj të shtune thujase jashtë loje. Madje, norvegjezi humbi një rast të madh në pjesën e parë, në një nga të paktat herë që u largua nga shënimi. Megjithatë, ylli shkëlqeu kur vendosi dhe ekzekutoi penalltinë që i dha fitoren Cityt. Tani, norvegjezi ka 34 gola në 35 ndeshje në sezon, 28 vetëm në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll