Sport

Dinamo e Zagrebit në kaos, sulmohen përkrahësit e Zdravko Mamiç!

Klubi ka lëshuar një deklaratë dhe ka bërë të ditur se Mirko Barišić, presidenti aktual dhe rivali i Zdravko Mamić, do ta udhëheqë klubin deri në dhjetor, kur duhet të mbahet asambleja e re. Ai do të ndihmohet nga Vlatka Peras dhe Dario Šimić.

10 Mars 2023, 11:48 Nga DOSJA
Dinamo e Zagrebit në kaos, sulmohen përkrahësit e Zdravko

KROACI - Tifozët e Dinamos sulmuan përkrahësit e Zdravko Mamiçit, pas asamblesë së këtij klubi në hotelin Sheraton të Zagrebit.

Sipas mediave kroate, dy huliganë kanë sulmuar Ivo Šušek-un para hotelit, ndërsa tifozët kanë tentuar të arrijnë edhe Damir Zoriçin, teksa ai po jepte një deklaratë për mediat në holl.

Asambleja e rregullt e Dinamos, ku duhej të zgjidhej kryesia e re, është ndërprerë për mungesë kuorumi. Kundërshtarët e kryesisë aktuale të klubit u larguan nga salla pas dy orësh diskutimi, duke penguar kështu vazhdimin e asamblesë. Një pjesë e anëtarëve të larguar nga Kuvendi janë të atashuar me Zdravko Mamiçin.

Klubi ka lëshuar një deklaratë dhe ka bërë të ditur se Mirko Barišić, presidenti aktual dhe rivali i Zdravko Mamić, do ta udhëheqë klubin deri në dhjetor, kur duhet të mbahet asambleja e re. Ai do të ndihmohet nga Vlatka Peras dhe Dario Šimić.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll