Art&Argëtim

Stërmbesa e Skënderbeut, për ditëlindje i prezanton të gjithë me vëllain e saj

28 Shkurt 2019, 14:19 Nga DOSJA
Stërmbesa e Skënderbeut, për ditëlindje i prezanton të

Sophie është 21 vjeçe, mjaft e talentuar në muzikë dhe aktrim. Ajo asnjëherë nuk e ka fshehur krenarinë që ndjen për origjinën e saj dhe sigurisht nuk i ka ndërprerë asnjëherë lidhjet me Shqipërinë apo Kosovën, pasi ka qenë disa herë e pranishme në evente kombëtare e shoqëruar nga familja e saj, kryesisht në Kosovë.

Në ditëlindjen e vëllait të saj, Sophie ka prezantuar vëllain e saj, Benjamin Kastrioti, i cili në profilin e tij në Instagram mban edhe foto të Heroit Kombëtar, të stërgjyshit të tyre. Gjaku i tyre rrjedh direkt nga Gjoni, djali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, nipi Ferrante dhe stërnipi Pardo dhe stërstërnipi, Federico. Kështu Sophie dhe vëllai i saj janë gjenerata e 14-të e fisit të Kastëriotëve.

Aktualisht jetojnë në Brisbane të Australisë, ku sipas Sophie-s, nëna e saj është duke punuar për një film artistik mbi jetën e Skëndërbeut.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture sophie kastriota stermbesa e gjergj kastriot skenderbeut sophie kastriota stermbesa e gjergj kastriot skenderbeut

Sondazh

Poll