Art&Argëtim

Eurovision 2019/ Ukraina nuk do të marrë pjesë, këngëtarja heq dorë nga përfaqësimi

27 Shkurt 2019, 17:54 Nga DOSJA
Eurovision 2019/ Ukraina nuk do të marrë pjesë,

Transmetuesi publik i Ukrainës UA: PBC dhe Vidbir, lajmëroi se Maruv nuk ka arritur një marrëveshje për pjesëmarrjen e saj në konkursin e këngës europiane ne Eurovision 2019.

Maruv (Anna Korsun) fitoi me numrin më të madh të pikëve nga publiku në performancën e saj me ‘Siren Song’. Sipas UA: PBC, interpretuesi që përfaqëson Ukrainën në skenën ndërkombëtare, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me UA: PBC, me anë të muzikës duhet të shpreh mendimin e shoqërisë së lirë dhe pjesëmarrja nuk duhet të ketë një karakter politik. Maruv nuk e ka pranuar që përfaqësimi i saj të ketë karakter politik, pasi nga juria në prova ajo u pye: “A është Krime pjesë e Ukrainës?“, dhe këngëtarja u përgjigj: “Po, sigurisht që është.” Duke e bërë atë të heq dorë nga konkurimi.

Jam një qytetare ukrainase, paguaj taksat dhe e dua sinqerisht Ukrainën. Por nuk jam e gatshme të hedh parulla apo të transformoj pjesëmarrjen time në konkurs në një aktivitet pormovues për politikanët tanë,”– deklaroi këngëtarja.

Kënga ‘Siren Song’ që do të përfaqësonte Ukrainën në Eurovision 2019.

Burimi: Eurovision Tv

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eurovision 2019 maruv heq dore nga eurovision 2019 ukraina nuk do te jete pjese e eurovision 2019 eurovision 2019 maruv heq dore nga eurovision 2019 ukraina nuk do te jete pjese e eurovision 2019

Sondazh

Poll