Art&Argëtim

Sara Kapo në ‘mbrojtje’ të bjondeve, e vërteta e studimit më të fundit

28 Shkurt 2019, 11:40 Nga DOSJA
Sara Kapo në ‘mbrojtje’ të bjondeve, e vërteta e

Gjithmonë ka pasur një steriotip për bjondët si njerëz më pak të zgjuar. Madje kjo teori i mëshohet më shumë femrave bjonde. Këtë ‘paragjykim’ na e solli ndërmend vajza e Ema Andreas, Sara Kapo, e cila na ka treguar për një studim shumë interesant rreth kësaj teme.

Shumë filma të Hollywood-it shpeshherë e përdorin këtë steriotip dhe në komeditë që realizojnë, por a janë vërtet vajzat bjonde më pak të zgjuara se brunet?

Përgjigja për pyetjen është e rëndësishme. Diskriminimi është një realitet në botën e sotme. Megjithatë, paragjykimet e shumë njerëzve bazohen në nocione të konceptuara keq që shpesh nuk përputhen me faktet. Sara Kapo na tregon për studimin e kryer dhe arritjet e përfundimeve.

Një studim i fundit i 10,878 personave zbuloi se gratë që kane ngjyrën e flokëve natyrale bjonde kishin një nivel inteligjence, rreth tre pikë më të lartë se brunet.

 “Shakatë rreth bjondeve mund të duken te padëmshme por për disa, ato mund të kenë implikime në botën reale.”- tha Jay Zagorsky, autor i studimit dhe një shkencëtar hulumtimi në Ohio State University.

Madje studiuesi u shpreh se këto steriotipe ndikojnë në punësimin dhe në rritjen në detyrë të tyre duke vendosur barriera.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz sara kapo steriotipi i "bjondes budallaqe" sara kapo steriotipi i "bjondes budallaqe"

Sondazh

Poll