Art&Argëtim

Së shpejti, projekti i ri nga Bebe Rexha, nuk ka lidhje me muzikën

28 Shkurt 2019, 13:45 Nga DOSJA
Së shpejti, projekti i ri nga Bebe Rexha, nuk ka lidhje me muzikën

Ditën e mërkurë, kompania ‘Lays’ lajmëroi lançimin në treg të 3 shijeve më të reja të patatinave, inspiruar nga muzika. ‘Wavy Electric Lime’ dhe ‘Salt Sea’ (muzikë pop), ‘Flamin’ Hot’ dhe ‘Dill Pickle’ (për fansat e rrymës hip-hop) dhe ‘Kettle Cooked Classic Beer Cheese’ (për fansat e rrymës rock). Të gjitha këto do të mund t’i gjeni në dyqane pas datës 4 mars. ‘Lays’ ka bashkëpunuar me Bebe Rexhën për prezantimin e këtyre shijeve dhe si pjesë e programit, Bebe ka bërë një ‘remix’ të këngës së re ‘Right Here, Right Now’ duke e kthyer atë në ‘hip-hop’.

Për të dëgjuar këngën, në çfarëdolloj rryme, fansat duhet të blejnë patatinat dhe të përdorin kodin e printuar, për të shkarkuar këngën në faqen ‘laysturnuptheflavor.com’

Traileri nga Lay’s. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bashkepunimi i ri i bebe-s bebe dhe lays bebe rexha lays bashkepunimi i ri i bebe-s bebe dhe lays bebe rexha lays

Sondazh

Poll