Bota

Sërish tërmet në Itali/ Tronditet Perugia për herë të dytë pas lëkundjeve me magnitudë 4.2 të shkallë Rihter

Një raport fillestar nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare tha se ishte një tërmet me magnitudë 4.2, në verilindje të Perugia.

9 Mars 2023, 21:37 Nga I.A
Sërish tërmet në Itali/ Tronditet Perugia për herë
Termet

ITALI- Një tërmet i dytë ka tronditur një rajon të Italisë qendrore pranë qytetit të Perugia. Një raport fillestar nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare tha se ishte një tërmet me magnitudë 4.2, në verilindje të Perugia.

Ndërtesat duke përfshirë shkollat ​​dhe spitalet po kontrolloheshin për dëme, por nuk kishte raporte fillestare për ndonjë emergjencë.

Tërmeti i parë me magnitudë 5 të shkallës Riher ka goditur Italinë mesditën e sotme. Fatmirësisht nga ky tërmet nuk ka pasur të lënduar apo ndërtesa të dëmtuara. 

termet ne itali

Sondazh

Poll