Aktualitet

Lajmi i rremë për tërmetin, Xhaçka: Qytetarë shkoni në shtëpi, autori do të përfundijë në burg!

22 Shtator 2019, 22:15 Nga DOSJA
Lajmi i rremë për tërmetin, Xhaçka: Qytetarë shkoni

TIRANË– Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë dalë të alarmuar në rrugë pas lajmis fals për tërmetin, që të rikthehen në banesa.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, pas lajmit të rremë se do të binte tërmet në orën 23:30, Xhaçka theksoi se ky është një akt kriminal dhe se autori i këtij lajmi mund të përfundojë në burg.

Ministrja shtoi më tej se është një isjotësi të shkruar se tërmeti parashikohet.

“Marrim shkas për ta bërë këtë komunikim për shkak të një lajmi të rremë të përhapur gjatë kësaj orë. Për shkak të situatës kaotike të krijuar nga një lajm i rremë, pothuajse e gjithë Tirana ka dalë jashtë. E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe pas tërmetit të djeshëm qytetarët janë në panik. Kusho që ka bërë këtë gjë është një akt kriminal dhe nuk do të lëmë rrugë pa ndjekur deri sa autori të dënohet me burg. Nuk mund të parashikohet tërmeti, është idiotësi. Ky lajm i rremë është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. I ftoj qytetarët që të qetësohen. Ideja perverse e një mendje të sëmurë”,tha Xhaçka ndër të tjera.

Vetëm pak pas tronditjes së fortë të tërmetit që Shqipëria përjetoi mbrëmjen e sotme, një portali publikoi një lajm ku shkruhej se një tjetër tëmet i fuqishëm do të binte në orën 23:30.

Ky lajm rezultoi fals, por ka alarmuar të gjithë qytetarët të cilët kanë dalë të panikosur në rrugët e Tiranës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministrja olta xhacka termet i forte ne shqiperi ministrja olta xhacka termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll