Politike

KQZ nuk e regjistroi për 14 maj, Lëvizja Bashkë: Shkelën precedentin e vendosur nga BD në 2019

Sipas tij, KQZ nuk donte t'ia dinte për faktin se Lëvizja BASHKË ka qenë viktimë e një padrejtësie nga Gjykata e Tiranës, duke injoruar kështu sipas tyre edhe precendentin që kanë vendosur në vitin 2019 duke regjistruar Bindjen Demokratike.

9 Mars 2023, 13:04 Nga k.m.
KQZ nuk e regjistroi për 14 maj, Lëvizja Bashkë: Shkelën
Arlind Qori

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të mos e regjistronte "Lëvizjen Bashkë" në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas seancës në KQZ, kreu i kësaj partie politike, Arlind Qori ka mbajtur një fjalë të shkurtër që e ka shpërndarë në rrjetet sociale të organizatës. Sipas tij, KQZ nuk donte t'ia dinte për faktin se Lëvizja BASHKË ka qenë viktimë e një padrejtësie nga Gjykata e Tiranës, duke injoruar kështu sipas tyre edhe precendentin që kanë vendosur në vitin 2019 duke regjistruar Bindjen Demokratike.

"Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në kundërshtim me ligjin, frymën dhe germën e tij, vendosi mosregjistrimin e Lëvizjes BASHKË në zgjedhjet lokale të 14 majit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk donte t'ia dinte për nenin 64 të Kodit Zgjedhor, nuk donte t'ia dinte për faktin se Lëvizja BASHKË ka qenë viktimë e një padrejtësie nga gjykata e Tiranës në tejkalimin e çdo afati. Madje nuk donte t'ia dinte as për precendentin që vetë ka vendosur në vitin 2019 duke regjistruar Bindjen Demokratike në kushte edhe më të pafavorshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot lau duart si Pons Pilati dhe bëri një nga atentatet më të rrezikshme ndaj demokracisë dhe pluralizmit në këto 30 vitet e fundit. Ky mund të jetë haraçi që Lëvizja BASHKË duhet të paguajë sepse ka qenë kundër të gjithë elitës politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Po kjo nuk na bën të dorëzohemi. Ne do ta apelojmë këtë vendim të padrejtë dhe në një mënyrë ose në një tjetër, me solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, Lëvizja BASHKË do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 14 majit, pavarësisht maliqëve dhe maliqërisë së të gjithë të pushtetshmve e të korruptuarve të sotëm,"-shkruhet në postim.

POSTIMI I PLOTË:

arlind qori kqz 9 mars 2023

Sondazh

Poll