Art&Argëtim

Archie dhe Lilibet janë zyrtarisht princ dhe princeshë! Buckingham Palace përditëson uebsajtin me titujt e tyre mbretërorë

Deri mëngjesin e sotëm, fëmijët ishin referuar si 'miss' në faqen e internetit të Pallatit Buckingham. 

9 Mars 2023, 12:41 Nga A.B
Archie dhe Lilibet janë zyrtarisht princ dhe princeshë! Buckingham
Familja

BRITANI E MADHE- Archie dhe Lilibet janë njohur zyrtarisht si princ dhe princeshë nga Mbreti. Fëmijëve të Princit Harry dhe Meghan Markle iu janë përditësuar titujt e tyre në linjën e trashëgimisë në faqen e internetit të Familjes Mbretërore, ku ata janë vendosur në vendin e 6-të dhe të 7-të, raporton 'DailyMail'.

Deri mëngjesin e sotëm, fëmijët ishin referuar si 'miss' në faqen e internetit të Pallatit Buckingham. Tani ata janë "Princi Archie i Sussex" dhe "Princesha Lilibet e Sussex". Kjo erdhi menjëherë pasi prindërit e tyre deklaruan se është "e drejta e lindjes" e Archie dhe Lilibet që të quhen princ dhe princeshë.

Një zëdhënës i Harry-t dhe Meghan-it tha: “Titujt e fëmijëve kanë qenë të drejta të lindjes që kur gjyshi i tyre u bë monark. Kjo çështje është zgjidhur për disa kohë në përputhje me Buckingham Palace.' 

Burime nga Buckingham Palace pohuan se ata po prisnin që Harry dhe Meghan të merrnin një vendim përfundimtar për vijimësinë e tyre në pallat. 

meghan markle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Mars 2023, 12:25 k.m.

Kim Kardashian...por pa filtra!

  Kim Kardashian   SHBA- Kim Kardashian mahniti ndjekësit e saj kur postoi një selfie pa grim në llogarinë e saj në I...