Art&Argëtim

Rrëfimi i Sharon Stone: Kur bëra 'Basic Instinct', humba kujdestarinë e djalit tim

Në kohën kur karriera e saj shihte vetëm "" ngrihej, gjërat ishin shumë të vështira në jetën e saj personale

8 Mars 2023, 18:15 Nga k.m.
Rrëfimi i Sharon Stone: Kur bëra 'Basic Instinct', humba
Sharon Stone

SHBA- Sharon Stone ka treguar sesi e humbi kujdestarinë e djalit të saj të madh në të njëjtën kohë kur po ngrinte karrierën e saj. Aktorja mori qendrën e vëmendjes kur luajti në filmin hit romantik 'Basic Instinct' në vitin 1992. Por kur karriera e saj ishte në kulmin e saj, jeta e saj personale ishte ndryshe.

"Kam humbur kujdestarinë e fëmijës tim. Kur gjykatësi e pyeti fëmijën tim - djalin tim të vogël - "A e dini se nëna juaj bën filma seksi?" Njerëzit tani qarkullojnë pa rroba në TV por unë humba kujdestarinë e fëmijës tim,"- tha ajo në episodin e së martës të 'Table for Two' me Bruce Bozzi.

Stone ka një djalë Roan me ish-bashkëshortin Phil Bronstein. Çifti u martua në vitin 1998 dhe adoptoi Roan në vitin 2000. Tre vjet më vonë, Bronstein bëri kërkesë për divorc, i cili u finalizua në vitin 2004. Ai kërkoi kujdestarinë e Roan, i cili ishte 8 vjeç në atë kohë. Gjykatësi gjithashtu vuri në dukje se Stone shpesh ia kalonte kujdesin për djalin e saj "palëve të treta".

“Përfundova në spital. Më është thyer zemra,”- kujtoi aktorja.

Në vitin 2008, Stone humbi apelin e saj për të fituar kujdestarinë kryesore të Roanit. Më pas, ajo adoptoi dy fëmijë të tjerë, Laird Vonne, 17 vjeç dhe Quinn Kelly, 16 vjeç, respektivisht në 2005 dhe 2006. 

sharon stone

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Mars 2023, 12:25 k.m.

Kim Kardashian...por pa filtra!

  Kim Kardashian   SHBA- Kim Kardashian mahniti ndjekësit e saj kur postoi një selfie pa grim në llogarinë e saj në I...