Art&Argëtim

Ceremonia e pagëzimit të vajzës së Princ Harry dhe Meghan Markle, asnjë nga familja mbretërore nuk ishte i pranishëm

Në pagëzimin e Lilybet Dianës ishin 20-30 persona, duke përfshirë nënën e Meghan Markle, Doria Ragland, kumbarin e Lilybet, Tyler Perry dhe kumbarën e saj, emri i së cilës nuk dihet ende.

8 Mars 2023, 18:36 Nga a.l
Ceremonia e pagëzimit të vajzës së Princ Harry dhe Meghan
Prince Harry dhe Meghan Markle

BRITANI- Në një ceremoni të vogël familjare Princi Harry dhe  Meghan Markle  pagëzuan vajzën e tyre Lilibet Diana, por askush nga familja mbretërore britanike nuk ishte i pranishëm. Mediat rozë raportojnë se vogëlushja u pagëzua në shtëpinë e tyre në Montecito të Kalifornisë dhe megjithëse ftuan mbretin Charles, Camilla, Princin ëilliam dhe Kate Middleton në ceremoni, asnjë prej tyre nuk mori pjesë.

Mund të konfirmoj se Princesha Lilibet Diana u pagëzua të premten, më 3 mars nga Kryepeshkopi i Los Anxhelosit, Më i Reverendi John Taylor”, tha një burim për çiftin për People.

Në pagëzimin e Lilybet Dianës ishin 20-30 persona, duke përfshirë nënën e Meghan Markle, Doria Ragland, kumbarin e Lilybet, Tyler Perry dhe kumbarën e saj, emri i së cilës nuk dihet ende.

prince harry meghan markle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Mars 2023, 12:25 k.m.

Kim Kardashian...por pa filtra!

  Kim Kardashian   SHBA- Kim Kardashian mahniti ndjekësit e saj kur postoi një selfie pa grim në llogarinë e saj në I...