Art&Argëtim

Keira Knightley flet për pasiguritë e saj: Ndihesha sikur nuk isha kurrë mjaftueshëm e mirë

Aktorja tha se ishte e lodhur nga “puna e tepërt” që kërkon Hollywood-i.

8 Mars 2023, 11:43 Nga k.m.
Keira Knightley flet për pasiguritë e saj: Ndihesha sikur nuk isha
Keira Knightley

SHBA- Tashmë Keira Knightley deklaron e rraskapitur përpjekjet e palodhura që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve për të bërë emër në fushën e filmit. Aktorja ka dhënë një intervistë për “Harper's Bazaar” dhe ka deklaruar se i ka bërë shumë presion vetes që në vitet e para të karrierës së saj.

“U ndjeva sikur nuk isha kurrë mjaftueshëm e mirë. Isha tepër e ashpër me veten. Nuk kam qenë kurrë mjaftueshëm e mirë. Isha plotësisht e vetmuar dhe kaq ambicioze Gjithmonë jam përpjekur të bëhem gjithnjë e më mirë dhe kjo është rraskapitëse,”- tha aktorja.

Siç shpjegoi më vonë, ajo ishte shumë e re për presionin që po i bënte vetes.

“Unë jam e mahnitur për veten time 22-vjeçare. E kuptoj se çfarë po bëja dhe sa e mahnitshme ishte nga njëra anë. Nuk kishte asnjë pengesë të vetme që nuk mund të gjeja një rrugëdalje,”- shpjegoi ai.

Së fundi, ajo foli për rolet e saj dhe veçoi atë të Elizabeth Swann në “Pirates of the Caribbean”.

“Elizabeth ishte objekt i dëshirës së të gjithëve. Ishte interesante që ajo ishte si një djalë i vogël dhe sillej saktësisht e kundërta. Në fillim nuk e kuptova rolin, u ndjeva në kurth. E kufizuar. Por më pas, u përpoqa të dilja prej saj”, tha ai në mbyllje.

keira knightley

Sondazh

Poll