Art&Argëtim

Will Smith nuk i kërkoi kurrë falje personalisht Chris Rock për shuplakën në 'Oscars'

Chris Rock mendoi se falja publike e aktorit në Instagram për shuplakën në Oscar ishte e gjitha një përpjekje e rreme për të shpëtuar reputacionin e tij.

8 Mars 2023, 15:30 Nga k.m.
Will Smith nuk i kërkoi kurrë falje personalisht Chris Rock për
Chris Rock dhe Will Smith

SHBA- Ka kaluar një vit nga ngjarja më e famshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Oscar", ku Will Smith që goditi Chris Rock-un me shuplakë pas batutës së tij mbi kokën e rruar të bashkëshortes së aktorit, Jada Smith. E megjithatë, deri më sot, aktori nuk i ka kërkuar ende falje personalisht aktorit të humorit.

Një burim tha për Page Six se: Will e telefonoi Chrisin vitin e kaluar, pak pas Oscars, por ai nuk e hapi telefonin. Ata nuk kanë folur që atëherë. Chris do të ishte i hapur për të folur nëse Will do të kishte kërkuar falje publike, pas të gjitha deklaratave dhe diskutimeve që ai ka pasur për këtë ngjarje.

Kur Will Smith kërkoi falje për incidentin dy herë përmes Instagramit, Chris Rock mendoi se ishte një "përpjekje e rreme për të shpëtuar reputacionin e tij". 

Pra, ai nuk e pranoi faljen e tij dhe priti një bisedë personale. Megjithatë, aktori nuk bëri asnjë lëvizje atëherë dhe Chris Rock tani nuk ka ndërmend ta falë.

Në fund të fundit, ai e tregoi atë edhe me stand up komedinë e tij të re në Netflix, të titulluar "Selective Outrage", në të cilën i referohet disa herë Will Smith, por edhe gruas së tij, Jada. Madje, në një moment ai shprehet në mënyrë karakteristike se “pabesia e Jada-s e lëndoi Willin më shumë sesa mua një shuplakë e tij”. Smith e goditi në fytyrë komedianin pasi ai bëri një shaka për rënien e flokëve të gruas së tij. Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një sëmundje që shpesh shkakton rënjen e flokëve. 

chris rock will smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Mars 2023, 12:25 k.m.

Kim Kardashian...por pa filtra!

  Kim Kardashian   SHBA- Kim Kardashian mahniti ndjekësit e saj kur postoi një selfie pa grim në llogarinë e saj në I...