Politike

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin

Celibashi autorizoi Indrit Sefën, për të sjellë sërish një formulim të mirë, duke i dhënë kohë 48 orë. 

9 Mars 2023, 11:21 Nga A.B
Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i dha kohë Lulzim Bashës që të sillte edhe një herë dokumentet e plotësuara për t'u regjistruar në zgjedhjet e '14 Majit'. Ai autorizoi Indrit Sefën, për të sjellë sërish një formulim të mirë, duke i dhënë kohë 48 orë. 

'Autorizohet Indrit Sefa që të kryejë formulimin, sa kohë ka që ta bëjë një formulim të dytë, do të thotë se mungon qartësia. 

Ka një mangësi, që lidhet me detyrimin personal për të nënshkruar deklaratën. Çdo kompetencë tjetër, sa kohë që ligji nuk ka vendosur më kufizime, përfaqësimi mundet të bëhet me përjashtim me atë që ligji ka ndaluar. Çdo kompetencë mund të delegohet. Deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përfaqësi, dhe nuk mund të delegohet. 

Duke e konkluduar të gjithë këtë arsyetim, unë vlerësoj se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i kryetarit të Partisë, Lulzim Basha nuk është i plotë ndaj do t'ju jap 48 orë kohë për t'i bërë plotësimet e kërkuara. Domosdoshmërisht për dekloaratën e kryetarit të Partisë.'- tha Celibashi.

ilirjan celibashi kqz 9 mars 2023

Sondazh

Poll