Politike

Celibashi e pranon: Në përceptimin tim Berisha është kryetar i Partisë Demokratike

Celibashi deklaroi në fund se sipas ligjit, i takon Lulzim Bashës që të regjistrohet në zgjedhjet e '14 Majit'.

9 Mars 2023, 11:15 Nga A.B
Celibashi e pranon: Në përceptimin tim Berisha është kryetar
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mendon se kryetar i PD-së është Sali Berisha. Këtë perceptim, ai e tha sot me zë të lartë në mbledhjen e KQZ-së. Mirëpo më pas shtoi se sipas ligjit, kryetari është Basha, pasi merren në referim të gjitha dokumentet zyrtare. 

'Do ishte e dëmshme nëse KQZ do merrte këtë vendim, për sa kohë ka një dokument që tregon një fakt të caktuar. Unë mund ta pranoj se në përceptimin tim Berisha është kryetar i PD por kjo nuk ndryshon në përputhje me ligjin se do duhet të marr në referim atë që një dokument zyrtar, i ngarkuar me ligjin tregon një fakt të ndryshëm të cilin unë dhe dikush tjetër e percepton.'- tha Celibashi. 

ilirjan celibashi sali berisha kqz 9 mars 2023

Sondazh

Poll