Aktualitet

Me marijuanë dhe kokainë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Selanik, përplasi Policinë për t’ja mbathur

22 Shtator 2019, 19:47 Nga DOSJA
Me marijuanë dhe kokainë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

GREQI– Një grup i trafikut të drogës është shkatërruar sot në Selanik, ku në prangat e Policisë ka rënë edhe një shqiptar.

Policia greke ka pikasur pjesëtarët e grupit, duke transportuar drogë me automjet. Ishte shqiptari ai i cili mendoi t’i largohej efektivëve grekë dhe në tentativë për të ikur ka përplasur disa makina të tyre por pa mundur të shpëtojë.

Pas kontrollit të makinës, Policia greke ka mundur të gjejë 1 kilogram marijuanë në automjetin e shqiptarit 34-vjeçar, ndërsa gjatë kontrolleve në banesë janë gjetur dhe  sekuestruar 25 kilogram marijuanë të tjera, 4 gram kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë.

Përveç shqiptarit, policia greke ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij për të cilët autoritetet greke nuk bëjnë me dije kombësinë e tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll