Aktualitet

Djali i familjes Hysa: Dan Hutra të pushkatohet! Si mund të ushqehet me taksat tona në burg ai

Sipas të riut, Hutra s'mund të jeojë në burg me paratë e taksapaguasve shqiptarë.

8 Mars 2023, 23:18 Nga F.M
Djali i familjes Hysa: Dan Hutra të pushkatohet! Si mund të ushqehet
I riu Hysa

TIRANË- Një nga djemtë e familjes Hysa ku bëri masakrën Dan Hutra kërkon hakmarrje. Në një prononcim për "Inside Story", ai shprehet se Hutra duhet të pushkatohet. Sipas të riut, Hutra s'mund të jeojë në burg me paratë e taksapaguasve shqiptarë.

“Drejtësia është me pushkatim. Si të paguajmë ne një kriminel me taksat tona, që ai të vazhdojë të jetojë, ndërkohë që ka bërë masakër?"- thotë ai.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll